English

Kryetari i komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë jep dorëheqjen

Prishtinë, 13 maj, NOA - Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të Kosovës, ka paraqitur zyrtarisht kërkesën e tij për dorëheqje nga posti drejtues i këtij institucioni.

Bëhet e ditur se Zait Xhemajli ia ka paraqitur një kërkesë të tillë presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili pritet ta miratojë atë.

Në tekstin e dorëheqjes së kryetarit të institucionit zgjedhor të Koëovës, bëhet e ditur se Xhemajli jep dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për arsye personale. "Dorëheqjen e paraqes për arsye personale, respektivisht për shkak të ngarkesës me punë dhe angazhimeve të tjera, si dhe për shkak të moshës", thuhet në tekstin e dorëheqjes së Xhemajlit. Në fund të tekstit Xhemajli falënderon të gjithë anëtarët e Komisionit për bashkëpunim dhe korrektësi, sikurse edhe organet e tjera për mbështetjen në punën tonë si KQZ - ndërsa thekson se mbetet i përkushtuar për kryerjen e çdo detyre "që do të ma besoni, nëse vlerësoni se angazhimi im është i nevojshëm".

n.e/NOA

KOMENTE