Tiranë, 13 maj NOA - Ministri Basha u takua sot me Presidentin e Parlamentit norvegjez, Thorbjorn Jagland.
Basha vlerësoi investimet norvegjeze në fushën energjetike në Shqipëri dhe ftoi biznesin norvegjez që ky bashkëpunim të shtrihet dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët, si industria minerare, ajo e turizmit, etj.
Jagland, nga ana e tij, vlerësoi reformat e gjithanshme nÑ‘ Shqipëri në funksion të integrimit euroatlantik të vendit, si dhe politikën e jashtme konstruktive të Shqipërisë në rajon e më gjerë.
Presidenti Jagland u ndal në veçanti nÑ‘ klimën mjaft pozitive të krijuar nga Qeveria për zhvillimin e biznesit, reduktimin e barrierave administrative dhe sigurisë së ofruar. Dëshmi e saj është kompania publike Shtatkraft e cila është pjesë koncesionarit që do të ndërtojë mbi kaskadën e lumit Devoll një investim prej 1 miliard eurosh.
Ky investim është ndër më të mëdha në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhatë në Europë në fushën e hidroenergjisë ku do të punësohen rreth 7 mijë e 500 persona.
Presidenti i Parlamentit norvegjez, Thorbjorn Jagland është një nga kandidatët për postin e Sekretarit të PÑ‘rgjithshÑ‘m të Këshillit të Europës.
Në këtë kuadër, të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime rreth prioriteteve të organizatës, me qëllim rritjen e efikasitetit të veprimtarisë dhe programeve të saj në të ardhmen.
k.k/NOA Â