English

Një emigranti shqiptar i vihen prangat në mes të Athinës, dyshohej për krime

Athinë, 13 maj, NOA - Një emigrant shqiptar, 26 vjeç, është arrestuar në lagjen Kolonos të Athinës, pasi dyshohet se ka qëlluar për vdekje një polic gjatë grabitjes së bankës më 5 mars.

Emri i tij nuk bëhet ende i ditur, por burimet policore bëjnë me dijeni se ai kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në shtetin fqinj. Ato shtojnë edhe se ai ishte pjesë e një bande prej 12 grabitësish.

Kjo ngjarje dhe shumë të tjera, sipas medieve greke vërtetojnë të dhënat e nxjerra së fundmi nga Qendra Kombëtare e Studimeve Sociale, sipas të cilave, të huajt kryejnë pjesën më të madhe të krimeve dhe akteve të dhunshme në Greqi.

Ky studim tregonte se si vitet e fundit të huajt kanë kryer në shtetin fqinj 36.36 përqind të vjedhjeve nga 13.53 përqind, në fillim të viteve 90-të.Â

Në vjedhjet bile pa dhunim të banesave nga 3.45 përqind në vitin 1990 arriten në 37.55 përqind në vitin 2007. Një rritje shqetësuese vihet re dhe në krimet e rënda. Në vrasjet me paramendim, edhe pse rekordin e mbajnë vendasit, në 32.46 përqind të akteve të shënuara gjatë vitit 2007, autorë janë të huajt.

Për të gjitha këto, grekët fajësojnë kryesisht të huajt, për të cilët thuhet se ata kanë shënuar edhe arratisjet më të mëdha nga burgu.

n.e/NOA

KOMENTE