English

Olldashi përuron Ekspozenë Lëvizëse në aksin rrugor Rrëshen-Kalimash

Tiranë, 13 maj NOA - Ministri i Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi mori pjesë sot paradite në përurimin e Ekspozesë Lëvizëse me pamje nga punimet realizuara në aksin rrugor Rrëshen -Kalimash.

Në këtë aktivitet të organizuar nga Pedagogë të Inxhinierisë së Ndertimit ishin te pranishëm gjithashtu dhe deputeti Ilir Rusmaili, deputeti Fatos Hoxha, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë se Rrugëve Andi Toma, Zëvendësministri i Mjedisit Taulant Bino, Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Gert Bogdani si dhe studente të Fakultetit të Inxhinierisë.

"Kjo Ekspoze, përveçse vlerëson veprën më të madhe të realizuar ndonjëherë në Shqipëri, i jep mundësinë edhe qelbësve të politikës të paktën virtualisht ta përshkojnë këtë rrugë, të vijnë ta shikojnë përmes fotove pasi nuk kanë marrë kurrë mundimin ta shikojnë atë realisht, të shikojnë veprat e saj, detajet që janë të pakrahasueshme me gjithçka tjetër që është bërë deri me sot" u shpreh ministri Olldashi.

Ndërkohë që pedagogu Romeo Hanxhari, njëkohësisht dhe organizator i kësaj ekspozeje, e cila do të "vazhdojë udhëtimin më pas në qytete të ndryshme të vendit", tha se "përmes saj do ti bëhet e njohur publikut ajo që ndodh në këtë vepër kaq të madhe për vendin tonë".

"Për ne që vijmë nga fakultete të ndryshme është konsideruar si një shkollë për standardet e ndërtimit, standardet e mjedisit që respekton zhvillimin ekonomik për zonat rurale dhe zhvillimin kombëtar" shtoi me tej pedagogu Hanxhari.

k.k/NOA

KOMENTE