English

Papa në Izrael, viziton territoret palestineze, takon edhe përfaqësues të tyre

Betlehem, 13 maj, NOA - Dita e tretë e qëndrimit të Papës Benedikti XVI në Izrael është shoqëruar me një vizitë në tij në territoret e pushtuara palestineze, ku bëhet e ditur se ka parashikuar të zhvillojë edhe një takim me presidentin e Autoritetit Palestinez në Betlehem, e cila njihet si vendlindja e Jezu Krishtit.

Ndërkaq, Papa do vizitojë edhe një kamp refugjatësh palestinezë që ndodhet atje pranë.

Bëhet e ditur se gjatë qëndrimit të tij në këtë zonë, Papa i Selisë së Shenjtë Romane, ka parashikuar të drejtojë edhe një meshë në qiell të hapur si edhe të predikojë në sheshin përpara Kishës së Lindjes, e cila është edhe kisha më e vjetër në botë.

Betlehemi ka qënë qendër e pelegrinazhit të krishterë për shumë shekuj dhe një prej qëllimeve të vizitës sëPapës është të ruajë praninë e krishterë në Tokën e Shenjtë.

Më vonë Papa Benedikti planifikon të vizitojë një kamp refugjatësh dhe të takohet me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.

Ai takohet gjithashtu edhe me përfaqësues të një komuniteti të vogël katolik në Gazë, të cilit i është dhënë leje spaciale nga autoritetet izraelite për të udhëtuar në Betlehem.

n.e/NOA

Â

KOMENTE