English

Policia e kryeqytetit arreston tre persona të akuzuar për vjedhje

Tiranë, 13 maj NOA - Â Policia e Tiranës çon në qeli tre persona pasi u kapën brenda 24 orësh teksa vidhnin në vende të ndryshme në kryeqytet.

Burime nga policia thanë se Durim Onuzi, 32-vjeç, i dënuar më parë për vjedhje u kap pasi në rrugën "Todi Shkurti", në Tiranë dyshohet se i ka vjedhur një varëse një shtetaseje.

Gjithashtu i akuzuar për vjedhje pak orë pas 32-vjeçarit u arrestua edhe 22-vjeçari Romeo Shatrolli.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se i riu u kap në rrugën "Naim Frashëri", duke vjedhur tapetet e dyerve të pallateve.

Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit policia e Tiranës ka çuar në qeli një tjetër person të dyshuar si autor i një vjedhjeje. Â

Florent Shtino, 38-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të "Falsifikimit" u kap në rrugën "Kongresi i Lushnjes", teksa po tentonte të vidhte në lokal.

k.k/NOAÂ

KOMENTE