English

Policia greke kap një emigrant shqiptar, shiste kokainë

Athinë, 13 maj NOA - Arrestohet nga policia greke një shqiptar në Athinë pasi u kap teksa shiste drogë.

Lajmi është bërë i ditur sot nga policia greke e cila tha se 36-vjeçari Artan Shqevi u arrestua në Athinë teksa po shiste lëndë narkotike në qendër të qytetit.

Sipas policisë, antidroga e kryeqytetit grek pasi ka një kontrolli të imtësishëm ka zbuluar dy kilogram drogë e llojit kokainë e cila dyshohet se i përket 36-vjeçarit shqiptar.

Të arrestuari ju sekuestruan gjithashtu edhe dy pistoleta dhe rreth 53 mijë euro.

Ndërkohë që policia kreu verifikimeve, ku rezultoi se në banka, emigranti kishte depozituar shuma të mëdha parash. Ndaj tij Gjykata e Athinës ka caktuar masën e sigurisë "burg pa afat".

Policia po vazhdon hetimet për të identifikuar dhe kapur bashkëpunëtorë të mundshëm të emigrantit.

k.k/NOA

KOMENTE