English

PS, Kodheli: Berisha për katër vjet mund të ketë bërë shumë për familjen e tij, por jo për shqiptarët

Tiranë, 13 maj NOA - Zëdhënësja e Kryesisë së Partisë Socialiste, Mimi Kodheli ka qenë sot tek sheshi i papunësisë në kryeqytet, pranë përmendores "Ushtari i panjohur".

Nga ky shesh i papunësisë Kodheli u shpreh se Berisha nuk ka moral të flasë për zvogëlim të varfërisë në vend, në një kohë kur shqiptarët e dinë shumë se si janë varfëruar në këto 4 vite të qeverisjes së tij

"Si mund Sali Berisha të shohë në sy shqiptarët dhe të pretendojë se plani i tij për ekonominë po funksionon?  Këta njerëz e dinë shumë mirë se cila është gjendja ekonomike e shqiptarëve. Këta janë njerëz të vërtetë, me halle dhe probleme të vërteta. Sali Berisha gjatë këtyre katër viteve mund të ketë bërë shumë për familjen e tij, por jo për shqiptarët të cilët pas 4 vitesh janë më shumë të papunë" u shpreh Kodheli.

"Më 28 qershor, ata do të zgjedhin Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për të përmirësuar standardin e jetesës për çdo burrë, grua e fëmijë. Kjo është diferenca midis nesh dhe atyre. Atyre u intereson vetëm politika, kurse për ne më të rëndësishëm janë shqiptarët" shtoi më tej Mimi Kodheli.

k.k/NOA

KOMENTE