Tiranë, 13 maj/NOA - Qeveria ul në 1 euro tarifën e përdorimit të ujërave të brendshme dhe detare për rritjen e peshkut.
Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Ky vendim synon që të rrisë investimet në fushën e akuakulturës dhe rritjes së peshkut, si  një fushë e rëndësishme  në shërbim të shfrytëzimit të ujërave.
e.l/NOA