English

Qeveria fal tekstet shkollore për familjet e varfra

Tiranë, 13 maj NOA - Këshilli i Ministrave miratoi sot në mbledhjen e tij vendimin për dhënien falas të teksteve shkollore të arsimit parauniversitar, për të gjithë nxënësit e familjeve me ndihmë ekonomike.

Sipas kryeministrit ky vendim merret në kuadër të nismave dhe përpjekjeve të qeverisë për të luftuar varfërinë dhe për të siguruar mundësitë e shkollimit me tekste, për të gjithë ata fëmijë që nuk kanë kushtet ekonomike.

"Sot ne vendosim dhënien totalisht falas të teksteve shkollore për arsimin parauniversitar, për të gjitha familjet në ndihmë ekonomike. Shteti qëndron në anën e fëmijëve, pasi nuk mund të lejojmë që ai qytetar që ka vështirësi të paguajë shumën e rimbursimit, ta lërë fëmijën e tij pa tekste dhe pa shkollë", tha kryeministri.

"Ka varfëri të skajshme dhe në mënyrë absolute nuk duhet të ketë. Me shpejtësi, ne do të zhdukim varfërinë e skajshme.

Në këtë drejtim, prefekturat dhe qeveritë vendore kanë filluar të bëjnë një punë shumë të mirë dhe po identifikojnë këto familje që nuk janë kaq të shumta, por që ekzistojnë. Ndaj këtyre familjeve, skema e ndihmës ekonomike do të jetë tjetër, theksoi Kryeministri, duke nënvizuar se qeveria jep 150 milionë euro ndihmë sociale, pra ka mbi dyfishuar këtë fond i cili ka qenë 7 miliardë dhe është bërë 15 miliardë, pa llogaritur aspekte të tjera të ndihmës për këtë kategori' u shpreh më tej Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Sipas ka defekte shumë serioze në skemën e shpërndarjes. Në rast se ky fond nuk mjafton, qeveria është e gatshme të vendosë të tjera, por ajo nuk mund të bëjë asnjë hap përpara pa një rishqyrtim të transparencës dhe ndershmërisë së aplikimit të kësaj skeme. Ndërkohë që kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij u ndal edhe te fermerët.

Kryeministri theksoi se qeveria do të vazhdojë me programin e rimbursimit e granteve për bujqësinë, sepse ky program po jep efekte të shkëlqyera, krahasuar me akcizën e famshme. "Ju e dëgjuat sërish kryetarin e opozitës kur foli për akcizën. Pra, politika e re e çoi atë sërish tek akciza, sepse akciza përfundon në xhepat e pushtetarëve, ndërsa investimi në prodhime, agrobiznesi, ulliri, vreshta, bleta, përpunimi i prodhimeve, kapacitetet ftohëse, janë realitete që zhvillohen çdo ditë", u shpreh Kryeministri.

k.k/NOAÂ

KOMENTE