English

Rehabilitimi i Levan-fier, fshatarët në protestë: Po na dëmton tokat tona

Vlorë, 13 maj, NOA - Punimet për rehabilitimin e një rruge, kanë nxjerrë në protestë gjithë banorët e një fshati në rrethin e Vlorës, të cilët paraqiten mjaft të revoltuar për dëmet, që sipas tyre, ndërtimi i rrugës po u shkakton tokave që gjenden krahas saj.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në formë reagimi ndaj ndërtimeve në segmentin Levan-Fier, ku banorët aktualisht gjenden në protestë dhe nuk lejojnë të kalojë njeri në rrugën e tyre, duke shkaktuar në këtë mënyrë, një pengesë serioze për vazhdimin e punimeve.

Rruga Levan-Fier, parashikohet të përmbyllet sa më shpejt, por duket se nuk janë të tërë optimistë për realizimin punimeve të saj.

Banorët e këtij fshati përshembull paraqiten mjaft të revoltuar dhe ky nuk është rasti i parë kur reagohet me forma të tilla proteste, deri edhe në bllokimin e rrugëve hyrëse në lidhje me ndërtimin e segmenteve të ndryshme rrugore.

Kjo nuk është hera e parë që ka reagime të tilla për kët♪7 rrugë nga banorët e zonës.Â

n.e/NOA

KOMENTE