English

Sarandjoti, bos i kokainës në Athinë, kapet nga policia

Nga bashkëpunëtori ynë në Athinë

Athinë, 13 maj NOA/Update - Kokainë, droga të tjera më të lehta, pajisje për tregtimin e tyre, armë zjarri dhe para, ishin "tufa" e sekuestrove që i bënë sot një emigranti shqiptar në Greqi.

Shqiptari i identifikuar si Artan Sh., 38 vjeç nga Saranda, njihen në zonë si bos i shitjes së drogave të forta për klientë, më së shumti specialë, mes tyre emra të njohur, si avokatë, biznesmenë etj.

Ai u arrestua nga policia antidrogë e Athinës, nën akuzën e trafikut të drogave të ndryshme dhe armëmbajtjes pa leje.

Të dyshuarit iu gjetën dhe sekuestruan 1.9 kilogramë kokainë, një pistoletë me tetë fishekë, 52750 euro, shtatë prerje 100 euro dhe katër 20-she të dyshuara si të falsifikuara, një peshore e saktësisë së lartë, dhjetë telefonë celularë, një makinë numërimi parash.

Policia ka verifikuar edhe në banka, dhe tha se ka gjetur llogari bankare të të dyshuarit, me disa dhjetëra mijë euro.

Pasditen e së Mërkurës, i dyshuari i kaloi gjykatës penale të Athinës ku u vendos lënia e tij në burg deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor.

n.s/NOA

KOMENTE