English

Stewart Jones: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO mbetet prioritet i SHBA-ve

Uashington, 13 maj, NOA - Zëvendës-ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropë, Stewart Jones deklaroi se bisedimet mes Athinës dhe Shkupit duhet të kufizohen vetëm me çështjen e emrit.

"Në këtë fazë të bisedimeve duhet të koncentrohemi në çështjen e emrit dhe të arrijmë përparim. Bisedimet mund të sjellin më shumë rezultate nëse nuk do të kishte disa çështje të tjera anësore", theksoi Jones.

Diplomati amerikan në një intervistë për gazetën "Katimerini" ka theksuar se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO akoma mbetet prioritet i SHBA-ve.

"Athina dhe Shkupi duhet të vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje me ndërmjetësim të Metju Nimicit, për shkak se pas zgjedhjeve ka shansa për përparim. U bëjmë thirrje të dyja palëve të tregojnë maksimalisht fleksibilitet, me qëllim që çështje e emrit të mbetet e kaluar dhe Maqedonia ta marrë vendin e merituar në NATO", deklaroi Jones për gazetën "Katimerini".

NOA-INA

Â

Â

KOMENTE