Lezhë, 14 maj/NOA - Kryeministri Sali Berisha mori pjesë dje pasdite, nÑ‘ përurimin e fillimit të ndërtimit të parkut energjetik nÑ‘ Lezhë, me ndërtimin e centralit me biomasë të lëngshme (vajra vegjetalë) për prodhimin e energjisë elektrike, me kapacitet 140 MW.
Ky projekt Ñ‘shtÑ‘ një investim i grupit italian "Marseglia", prej 1.1 miliard euro.
Berisha, duke e konsideruar kÑ‘tÑ‘ projekt ndër më të mÑ‘dhenjtÑ‘, të inauguruar nÑ‘ vend, tha se Shqipëria Ñ‘shtÑ‘ vendi që po tërheq investimet më të mëdha nÑ‘ fushën energjetike, nÑ‘ Ballkan.
Me gurin e themelit që po hedhim këtu, - tha Kryeministri - Shqipëria ka hedhur gurin e themelit për t'u shndërruar nÑ‘ një superfuqi të vogël energjetike rajonale.
NÑ‘ kÑ‘tÑ‘ kontekst, Berisha tha se brenda 2-3 javëve do të fillojë realizimi i një tjetër projekti të madh nÑ‘ fushën e energjisë ujore, me vlerë 1.1 miliard euro, kaskada e lumit Devoll.
"Nuk ishte aspak e thjesht që pikërisht, nÑ‘ kulmin e mungesës së energjisë të deklaronim se Shqipëria do të bëhet një superfuqi energjetike nÑ‘ rajon. Gjëja më e mirë që mund të bÑ‘jÑ‘ njeriu nÑ‘ vÑ‘shtirÑ‘si, rruga më e sigurt për tì kapërcyer ato, Ñ‘shtÑ‘ të guxojë të mendojë të pamendueshmen, të imagjinojë të paimagjinueshmen. Kjo Ñ‘shtÑ‘ rruga e vetme për tì shndërruar ato nÑ‘ realitet dhe ne, tani, shohim një realitet krejt të ri", - u shpreh Kryeministri.
Ambasadori italian nÑ‘ Tiranë, zoti Saba D'Ellia, i pranishëm nÑ‘ ceremoninë e inaugurimit, tha se ky projekt tregon fuqinë e bashkëpunimit midis ShqipÑ‘risÑ‘ dhe Italisë dhe se raporti mes dy vendeve nÑ‘ sektorin ekonomik dhe jo vetëm, Ñ‘shtÑ‘ vërtet i veçantë. Vetëm 3-4 muajt e fundit, - tha z. D'Ellia, - mes dy vendeve janë nënshkruar marrëveshje me vlerë prej 3 miliard euro dhe kjo Ñ‘shtÑ‘ një shifër vërtet e rÑ‘ndÑ‘sishme nÑ‘ mes tÑ‘ krizës botërore dhe qÑ‘ tregon gjallÑ‘rinÑ‘ e ekonomisë shqiptare dhe aftÑ‘sinÑ‘ e sipërmarrjes italiane.
Berisha vlerësoi se iniciativa "Një euro" i ka tërhequr dhe i tërheq investitorët e huaj. "Ne, vërtet, u japim investitorëve sipërfaqe toke me një euro, por vlera që realizohet aty Ñ‘shtÑ‘ dhjetëra e qindra milion euro", - tha kryeministri.
e.l/NOA