English

Dushan Janiç: Tensionet në Kosovë kanë për t'u shtuar sërish në stinën e vjeshtës

Prishtinë, 14 maj, NOA - Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiç, ka thënë se tensionet në Kosovë, në veçanti në vendbanimet me shumicë serbe, ka shumë gjasa që të shtohen deri në vjeshtën e këtij viti.

Sipas tij, tensionet do të rriten posaçërisht në periudhën e diskutimeve nëse serbët e Kosovës duhet të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të paralajmëruara për këtë vit.

Janjiç tha se institucionet e Kosovës nuk kanë shprehur gatishmërinë për të kryer decentralizmin paraprakisht.

Ai tha se protestat në veri të Kosovës, janë orkestruar nga një pjesë e politikanëve lokalë serbë, që duan të mbajnë tensionet për qëllime të veta dhe akuzoi Beogradin zyrtar, për mbështetje të protestave të tilla për shkak të mos përcaktimit, siç tha, "të objektivave të mundshme".

Janjiç tha se nuk është reale që të pritet inkuadrim i shpejtë i serbëve në institucione, posaçërisht, nëse nuk ekziston një strategji e Prishtinës dhe e BE-së për t'i inkuadruar ata.

NOA-INA

KOMENTE