English

Godo: Urdhrat e profesionistëve duhet të fuqizohen për të përmbushur atributet e tyre

Tiranë, 14 maj NOA - Ministria e Shëndetësisë dhe Urdhri i Mjekut të Shqipërisë, organizuan sot tryezën e rrumbullakët me temë "Roli i faktorëve në funksionimin e sistemit shëndetësor në tërësi dhe atë farmaceutik në veçanti".

Në këtë tryezë mori pjesë ministrja e Shëndetësisë Anila Godi si dhe të tërë pjesëtarët e sistemit shëndetësor.

"Duhet të gjejmë mënyrën që të analizojmë pikat e dobëta të këtij bashkëpunimi, të analizojmë se ku jemi dhe të kemi të qartë atë që duhet të bëjmë dhe ku duhet të arrijmë, çfarë duhet të përmirësojmë në mënyrë që të përmirësojmë konsultën e përbashkët, bashkëpunimin, harmonizimin bashkërendimin e të gjithë aktiviteteve tona me një emërues, që është ai që të gjithë duam të kemi, një përmirësim të organizimit dhe funksionimit të sistemit shëndetësor" u shpreh ministria e Shëndetësisë, Anila Godo.

Ajo shtoi më tej se "Jemi përpjekur të instalojmë një lloj mënyre të re menaxhimi të sektorit shëndetësor, e cila ka të bëjë me një farë ‘cënimi' të fuqisë së qendrës dhe rritje të autonomisë dhe fuqisë së strukturave të faktorëve periferikë". Kjo është mënyra e vetme, duke u dhënë fuqi dhe autonomi strukturave periferike, duke cënuar fuqinë e qendrës, por duke rritur supervizionin nga ana e qendrës dhe auditimin". Ministrja Godo, u bëri thirrje urdhrave të profesionistëve që, përveç takimeve të tilla, me përfaqësues të lartë, të organizojnë tryeza me strukturat periferike që tashmë po vënë në zbatim autonominë që u është dhënë. Duke u ndalur tek sektori farmaceutik, Godo bëri me dije se "që ditët e para jemi konsultuar me aktorët e ndryshëm dhe kemi organizuar takime me të gjithë përfaqësuesit e kompanive farmaceutike dhe amendimi i ligjit farmaceutik ka qenë ndër hapat e para për reformimin e këtij sektori" Sipas Kryetarit të Urdhrit të Mjekut, Din Abazaj, përgjegjësitë për të siguruar shëndet nuk janë vetëm të MSH-së dhe profesionistëve të sistemit shëndetësor, por dhe e politikave qeverisëse, janë atribute ndër sektoriale me përfshirje aktorësh e faktorësh edhe jashtë sistemit. "Sistemi shëndetësor duhet të funksionojë duke bashkërenduar dhe bashkëpunuar me të gjithë aktorët dhe faktorët, duke pasur të përcaktuara funksionet dhe përgjegjësitë e gjithsecilit",- tha ai.

k.k/NOA

KOMENTE