Sarandë, 15 maj/NOA - Një grua e re ka humbur luftën me vdekjen, pak ditë pasi u vetëhelmua në banesën e saj në një fshat të rrethit jugor të Sarandës.
Burime nga spitali Ushtarak në Tiranë, i thanë agjencisë së lajmeve NOA, se Anastasie Haxhiu, 35 vjeçe, lindur në Vagalat e banuese në fshatin Markat të rrethit të Sarandës, humbi jetën mbrëmjen e së Enjtes, dy ditë pasi ishte vetëhelmuar me propan.
Anastasie Haxhiu ishte nënë e dy fëmijëve, por hetimet ende nuk kanë dalë me një version për shkaqet që çuan të ndjerën në përpjekjen e suksesshme për vetëflijim.
e.l/NOA