English

Jep dorëheqjen ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, përfaqësuesi i PBDNJ-së, Anastas Duro

Tiranë, 14 maj, NOA - Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Anastas Duro, i ka paraqitur ditën e sotme dorëheqjen kreut të qeverisë, Sali Berisha.

Vendimi i ministrit, i cili vjen nga radhët e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, u konfirmua zyrtarisht nga Kryeministria. Akti i ndërmarrë prej Duros, vjen një ditë pasi partia, të cilën ai përfaqësonte në qeveri, PBDNJ, vendosi në mënyrë zyrtare që të jetë pjesë e koalicionit të majtë "Bashkimi për Ndryshim".

Lajmi ndërkaq është pranuar e konfirmuar edhe nga vetë kryetari i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut.

n.e/NOA

KOMENTE