Prishtinë, 14 maj, NOA - Kosova dhe Maqedonia nënshkruan sot memorandumin për bashkëpunim në sferën e akreditimit dhe harmonizimit të standarteve dhe sertifikateve për prodhimet që plasohen në tregun e të dy vendeve.
Memorandumi për bashkëpunim është nënshkruar midis drejtorit të Institutit për Akreditim të Maqedonisë, Trpe Ristoski dhe drejtorit të Drejtorisë për Akreditim të Kosovës, Ibush Luzha.
Ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi ka deklaruar se me këtë marrëveshje krijohet edhe një mundësi për të shmangur barrierat e mundshme teknike për t regti midis Maqedonisë dhe Kosovës. Ai ka shtuar se me aktivitete të tilla sa më tepër do të forcohet bashkëpunimi dhe shkëmbimi tregtar .
Drejtori i Drejtorisë për Akreditim i Kosovës, Ibush Luzha ka theksuar se dy vendet do të rrisin vëllimin e shkëmbimit tregtar.
NOA-INA
Â