Krujë, 14 maj NOA - Bastiset banesa e një emigranti, nga persona ende të panjohur nga policia e cila ka nisur hetimet.
Vjedhja është konstatuar dje në lagjen nr.1 në Krujë ku sipas policisë persona te panjohur kanë thyer xhamat e dritares së banesës së 40-vjeçari Kastriot Derveni.
Pronari i banesës së vjedhur prej gjashtë muajsh bashkë me familjen ndodhen në Greqi.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se nga veprimet e para hetimore rezulton se persona akoma të paidentifikuar kanë thyer xhamin e dritares së shtëpisë dhe kane vjedhur dy televizorë "plazma"një magnetofon me vlerë 200.000 lekë.
Policia ka administruar provat e lanë nga autorët në vendin e ngjarjes me qëllim identifikimin e tyre.
Sipas policisë dyshohet se autorët e vjedhjes kishin dijeni për mungesën e banorëve në apartament dhe kanë ndërhyrë për të realizuar vjedhjen.
k.k/NOA Â