English

LSI, Meta në Fier: Në sektorin e naftës do hapim 6 mijë vende punë gjatë 4 viteve të ardhshme

Tiranë, 14 maj NOA - Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i shoqëruar nga kryetari i KDK dhe zëdhënësi për Programin elektoral të LSI, Edmond Haxhinasto, nënkryetarja Filloreta Kodra dhe nga sekretari për bujqësinë dhe mjedisin Edmond Panariti, zhvilluan një takim me banorët e qytetit të Fierit.

Në këtë takim LSI, prezantoi programin për "Planin e Veprimit" Â dhe zgjidhja që ofron alternativa e saj për punësimin, arsimin, shëndetësinë, bujqësinë, etj.

"Është një kënaqësi që "Planin e Veprimit", i cili është përmbledhja e gjithë programit elektoral të LSI për zgjedhjet e 28 Qershorit, ta paraqesim në radhë të parë këtu në qytetin dhe rrethin e Fierit, sepse është një rreth dhe qytet, i cili ka nevojë ashtu sikurse gjithë Shqipëria, në radhë të parë për një program social, që synon të zgjidhë problemet më jetike të qytetarëve shqiptarë" u shpreh Meta.

Sipas Metës, në rendin e parë të të gjithë këtij angazhimi programor dhe qeverisës të Lëvizjes Socialiste për Integrim, qëndron punësimi.

"Ky është themeli i këtij programi, i cili ka të bëjë me të gjitha drejtimet dhe aspektet e qeverisjes dhe me vënien në funksion të gjithë politikave shtetërore, qeverisëse, fiskale, arsimore e kështu me radhë' shtoi më tej kreu i LSI-së, Ilir Meta.

Meta shtoi gjatë fjalës së tij para banorëve të Fierit se "një sektor i rëndësishëm, sidomos për rrethin Fierit, është edhe i naftës, ku mendojmë të hapim 6 mijë vende të reja pune gjatë 4 viteve të ardhshme. Ne jemi të bindur se vetëm duke bërë iniciativa konkrete fiskale, vetëm duke kthyer në qëllim të çdo vendimi çështjen e punësimit, ne do ta arrijmë të krijojmë një klimë gjallërie tek bizneset dhe atë motivim të vetë biznesit për të rritur rrogën e të punësuarve".

"Njëkohësisht ne jemi shumë të qartë për të përballuar dhe krizën që ka prekur biznesin fason, duke subvencionuar 50 % të sigurimeve shoqërore, për çdo vend pune deri në fund të vitit 2011 e duke përjashtuar nga tatim-fitimi deri në fund të vitit 2010" shtoi më tej Meta.

k.k/NOAÂ

KOMENTE