Uashington, 14 maj, NOA - Kriza e shtëpive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ketë arritur fundin e saj dhe mund të jetë në prag të rimëkëmbjes.
Ky lajm mbërrin nga tregu i shtëpive në SHBA, për të cilin ekspertët pohojnë se ai po tregon shenja të përmirësimit të tij dhe se këto janë lajme inkurajuese të cilat tregojnë se rimëkëmbja ekonomike në SHBA mund të mos jetë e largët.
Shenjat konkrete që ata japin janë ato të cilat tregojnë se blerësit e shtëpive kanë nisur të kthehen në treg, duke i kërkuar ato. Â
Sipas tyre, ka një numër faktorësh të cilët po i motivojnë blerësit. Këtu përfshihen çmimet e lira, interesat e ulëta të kredive dhe kredia prej 8 mijë dollarësh në taksa që ka dhënë administrata e presidentit Obama për blerësit e shtëpive për herë të parë.
Por optimizmi në tregun e shtëpive nuk do të thotë se shtëpitë me kredi të papaguara dhe tabelat para shtëpive për shitje do të zhduken së shpejti. Papunësia mbetet ende e lartë dhe kreditë janë të vështira për t'u marrë.
n.e/NOA
Â