Tiranë, 14 maj/NOA - Presidenti Topi dekretoi sonte shkarkimin nga detyra të Anastas Duros nga detyra e ministrit dhe emërimin e z. Viktor Gumi në këtë post.
Zyra për shtyp e Presidencës tha se me propozim të Kryeministrit, Topi dekretoi emrin e Viktor Gumit, në detyrën e Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
Dekreti erdhi vetëm pak orë pasi Duro dha dorëheqjen për shkak se PBDNJ kaloi në koalicion me të majtën, ndaj kryeministri pranoi largimin e tij dhe propozoi zv/ministrin e Drejtësisë Viktor Gumi.
e.l/NOAÂ