English

Presidenti Sarkozi sot do të takojë Gruevskin, në Paris bisedime për vizat

Shkup, 14 maj, NOA - Sipas paralajmërimeve, pritet që Gruevski dhe Sarkozi të bisedojnë lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Maqedonisë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia të bëhet fjalë edhe për problemin me emrin.

Presidenti i Francës disa herë tregoi rezerva ndaj zgjerimit të Bashkimit, para se ajo brenda të konsolidohet. Sarkozi dhe kancelarja gjermane Angjela Merkel këtyre ditëve u prononcuan kundër zgjerimit të pafund të Bashkimit Evropian, më konkretisht kundër anëtarësimit të Turqisë. Maqedonia që nga viti 2005 është kandidate për anëtarësim në BE, ndërsa sivjet shpreson në pezullimin e regjimit të vizave.

NOA-INA

KOMENTE