English

PS, Blushi në Korçë: Pas 28 qershorit do të përjashtohet çdo taksë për bizneset agrare

Korçë, 14 maj NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi ka qenë sot në Moravë të Drenovës ku ka vazhduar prezantimin e programit të kësaj partie.

"Sali Berisha mbron vetëm një grusht njerëzish që pasurohen, ndërkohë që kjo bën dhe ndryshimin e madh mes kësaj mazhorance dhe Partisë Socialiste e cila si në opozitë ashtu dhe në qeverisje kujdeset për të gjithë shqiptarët" u shpreh Blushi.

"Për t'ju thënë që ndryshimi ynë me Sali Berishën, me qeverinë, është pikërisht ky: Ne mbrojmë ata që punojnë, ne mbrojmë të varfrit, minatorët, ata që kanë nevojë, ai mbron ata që pasurohen. Ata që pasurohen në Shqipëri janë shumë pak sot. Ata që pasurohen padrejtësisht janë miqtë e Sali Berishës, familja e vet, që ditë për ditë i dalin bisedat telefonike dhe ata që u pasuruan në Gërdec" shtoi me tej anëtari i kryesisë së PS-së, Ben Blushi.

Sipas tij, PS do të mundi varfërinë në fshat, për të rregulluar edhe jetën në qytet, duke vazhduar me faktin që kushdo investon në bujqësi, 3 vitet e para nuk do të paguajë taksa, duke krijuar një ministri të veçantë për fshatin, gjë që në Shqipëri nuk ka ekzistuar.

Në këtë takim në çdo fshat të qarkut të Korçës, deputeti Ben Blushi ka sqaruar se në programin e PS ka një pikë shumë të rëndësishme për të stimuluar prodhimin në fshat. Blushi tha se "çdo familje do të konsiderohet një biznes agrar dhe për ta stimuluar këtë PS në qeverisje do të përjashtojë nga çdo taksë 3 vitet e para çdo biznes agrar".

k.k/NOAÂ

KOMENTE