Tiranë 14 maj NOA - Ambasada e Greqisë në Tirane njoftoi sot se Ministria e Jashtme e Greqisë, Drejtoria e Çështjeve Kulturore, akordon bursa për qytetarë shqiptarë për vitin akademik 2009-2010, për studime universitare dhe pasuniversitare në Institucionet e Larta Arsimore (AEI) dhe Institucionet Arsimore Teknologjike (TEI) të Greqisë.
Sipas njoftimit të interesuarit mund të tërheqin njoftimin së bashku me materialin informues për kushtet e pjesëmarrjes dhe kërkesën e kandidimit, në Ambasadën e Greqisë te hyrja qendrore.
Të interesuarit të paraqiten pranë kësaj ambasade nga dita e hënë deri të premten, nga ora 10:00 deri në orën 17:00.
Dosjet e kandidimit të të interesuarve duhet të dorëzohen në të njëjtin vend dhe orar, që nga dita e hënë 25 maj deri të premten 24 korrik 2009.
k.k/NOA