English

Sondazhi i "Gani Bobi", PD 46.6 për qind, PS 42.1 për qind

Tiranë, 14 maj/NOA - Një sondazh i publikuar para pak çastesh në televizionin Klan, nxjerr fituese Partinë Demokratike në zgjedhjet e pritshme të 28 qershorit.

Ashtu si sondazhi i një jave më parë nga "Zogby International", që transmetohet në Top Channel, edhe në sondazhin e institutit "Gani Bobi", PD del forca kryesore e paszgjedhjeve të ardhshme.

Sipas sondazhit, ndër mbi njëmijë të pyetur në mënyrë rastësore në të gjithë vendin, rezulton se 46.6 për qind kanë zgjedhur PD si forcë që do të votohet në zgjedhjet e 28 qershorit.

Të njëjtës pyetje, për kë do të votonit sot, nëse do të ishin zgjedhjet, gjatë sondazhit të realizuar në Prill 2009, 42.1 për qind kanë votuar për Partinë Socialiste.

Ndërkohë, LSI rezulton me 6.2 për qind, G 99 me 2.9 për qind dhe parti të tjera, 2.2 për qind.

Më poshtë gjeni tabelën e plotë:

PD 46.6 për qind

PS 42.1 për qind

LSI 6.2 për qind

G99 2.9 për qind

Të tjera 2.2 për qind

e.l/NOA

Â

KOMENTE