English

Tenton të hyjë i armatosur dhe i maskuar në bankë, plagos rojën se nuk e lejoi

Has, 14 maj NOA - Një person i armatosur dhe i maskuar ka tentuar të vjedhë një bankë, por është përballur me rojën, të cilin e ka qëlluar duke e lënë të plagosur.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në qytetin e Krumës kur një person i armatosur dhe i maskuar tentoi të hynte në ambientet e brendshme të degës së Raiffeisen Bank.

Mësohet se autori ka hasur në rezistencën e rojës së bankës, Fadil Lushaj.

Ai ka reaguar menjëherë duke qëlluar me armë rojën, i cili mbeti i plagosur.

Burime zyrtare të policisë lokale thanë se për agjencinë e lajmeve NOA se autori i armatosur qëlloi në ajër me armë zjarri, duke shkaktuar plagosjen e rojës, Fadil Lushaj, i cili ka tentuar ta ndalojë atë". Sipas policisë personi u largua menjëherë nga vendngjarja, ndërsa forca të shumta policie mbërritën pranë bankës për të bërë këqyrjen e provave.

Ndërkohë roja Fadil Lushaj u transportua në spitalin e Kukësit, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë. Autori i cili tentoi të vidhte bankën vetëm 50 metra larg komisariatit të policisë së rrethit ende nuk është identifikuar nga policia e cila ka nisur hetimet.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje dëshmitarët e ngjarjes, por sipas deklarimeve të autore autori ka qenë i maskuar dhe nuk kanë dhënë detaje fizike të tij.

k.k/NOA

KOMENTE