Uashington, 15 maj, NOA - Një avion i vogël ka arritur të shpëtojë jetën e pilotit të tij, vetëm pasi u ul në zbritjen e detyruar të tij, mbi disa banjo publike të lëvizshme.
Ngjarja ka ndodhur dje pasdite në shtetin amerikan të Uashingtonit.
Gary Mayor i Administrimit Federal të Avionëve, tha se mjeti i vogël fluturues rrëshqiti
pas ngritjes nga aerodromi i Thun Field.
Sipas rrëfimit të autoriteteve ajrore, avioni gjendej 45 metra në distancë nga toka kur motori i tij pësoi një avari.
Por për fat, ekzistenca e banjave publike të lëvizshme e shpëtoi atë nga shpërthimi fatal.