English

Del lista e re e barnave që rimbursohen nga shteti, MSH, zgjedhje preferenciale të kompanive

Tiranë, 15 maj/NOA - Këtë vit kësaj Listës së Barnave të Rimbursueshme i janë shtuar 31 barna të reja duke e çuar në 405 numrin total të listës. Për këto 31 medikamente, janë dhënë vetëm 70 alternativa të reja tregtare, e për më tepër, sikundër pohojnë për agjencinë e lajmeve NOA, disa farmacistë të pyetur në terren, rezulton se janë përzgjedhur në mënyrë preferenciale kompani të prodhimit dhe importit të barnave.

Po ashtu, referuar pronarëve të disa farmacive kryesore në Tiranë, një pjesë e mirë e këtyre barnave, janë cilësi e dobët që nuk merren nga pacientët.

Duke qenë se një medikament ka marka të ndryshme prodhimi, cilësia ashtu si në çdo produkt tjetër, ndryshon shumë. Pikërisht kjo ka ndodhur sërish me rimbursimin e barnave.

Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera që bashkëpunojnë me të në këtë drejtim, kanë vendosur për rimbursim, disa marka të dobëta që vetë mjekët, në recetat e tyre, nuk ua sugjerojnë madje u bëjnë të qartë pacientëve, rëndom, që të mos blejnë ilaçet e rimbursuara por marka të tjera që nuk përfshihen në skemën e pagesës më të ulët.

Në këtë mënyrë, edhe pjesa më e madhe e 70 markave tregtare që u prezantuan sot nga ministrja Godo, nuk ishte asgjë tjetër veçse problemi i radhës për pacientët shqiptarë, që sikundër pohojnë farmacistët, shumë më pak nga ç'kanë nevojë, përfitojnë nga këto lista barnash të rimbursueshme.

***

Ministrja Godo, duke dalë sot përpara mediave, ka prezantuar listën e rimbursimit të barnave të miratuar nga Qeveria duke thënë se me 31 ilaçet e reja, shkon në 405 numri i ilaçeve të rimbursueshme dhe 934 markat tregtare për këto barna.

Godo tha se "reforma dhe politika shëndetësore që po zbatojmë ka si qëllim kryesor t'i ofrojë qytetarit një shërbim shëndetësor gjithnjë e më cilësor e në të njëjtën kohë me kosto të përballueshme".

Ajo evidentoi se ndër barnat e shtuara ofrohen alternativa të reja terapeutike të gamës së barnave antispastike, diuretike, antiepileptike, neuroleptike, etj.

Në listë janë futur dy barna të reja për diagnoza të patrajtuara më parë; imatimib, që përdoret për trajtimin e leucemisë mieloide kronike, alternativë e vetme, që ka bërë një revolucion në trajtimin e këtij kanceri, pasi u siguron këtyre pacientëve një jetë të gjatë e mjaft cilësore.

Vanganciklovir, antiviral, i domosdoshëm për trajtimin e pacientëve që i nënshtrohen tranplantit të veshkave në fazën post transplant.

Komisioni i hartimit dhe rishikimit të listës së barnave të rimbursueshme, thotë se në hartimin e vendimin për listën e mësipërme është bazuar në analizën e raportin e drejtë midis këtyre kritereve kryesore të përzgjedhjes; siguri, efikasitet, kosto, përparësi barnave për trajtimin e sëmundjeve të rënda.

Në këtë konferencë për shtyp, ishte e pranishme edhe drejtoresha e ISKSH, znj.Elvana Hana, e cila foli për rëndësinë sipas saj, të miratimit të kësaj liste, duke përgëzuar qeverinë shqiptare.

e.l/NOA

Përfshihen në listën e rimbursimit 2009 barnat si më poshtë:

Â

Drotaverine hydrochloride 40 mg                                                 tabl     Â

Acid ursodesoxycholic 300 mg                                                               caps Â

3. Ticlopidine Hydrochloride 250 mg                                                      caps.                            Â

4. Methoxy polyethylene glycol-epoetin beta 50mcg/0.3ml pre-filled syr.

5. Methoxy polyethylene glycol-epoetin beta 75mcg/0.3ml pre-filled syr.

6. Methoxy polyethylene glycol-epoetin beta100mcg/0.3ml pre-filled syr.

7. Indapamide 2.5 mg                                                                            caps.

8. Olmesartan medoxomil + Hydrochlorthiazide (20 +12.5) mg                 tabl.       Â

9. Valganciclovir 450 mg                                                          f.c.tabl.

10. Imatinib 100 mg                                                                               caps.Â

11. Ibandronic acid, monosodium salt monohydrate 50 mg                  f.c.tabl.

12. Lamotrigine 25 mg                                                   dispersible tabl. & tabl.  Â

13. Lamotrigine 50 mg                                                   dispersible tabl. & tabl.

14. Lamotrigine 100 mg                                                 dispersible tabl. & tabl. 15. Lamotrigine 200 mg                                                                                               tabl.

16. Gabapentin 100 mg                                                                         caps.

17. Gabapentin 300 mg                                                                         caps.

18. Gabapentin 400 mg                                                                         caps.  Â

19. Levetiracetam 100 mg/ml - 300 ml Oral solution                               fl.

20. Levetiracetam 500 mg                                                                     f.c.tabl.

21. Olanzapine 5 mg                                                            coated tabl. & tabl.

22. Budesonide 100 mcg/doze -10 ml nazal spray                                   fl.

23. Budesonide 100 mcg/doze Inhaler *200 doza                         fl.

24. Budesonide 200 mcg/doze Inhaler *100 doza                         fl. Â

25. Budesonide + Formoterol fumarate dihydrate

     Turbo Inh. powder x 80/4.5 mcg/dose                                  fl.

26. Budesonide + Formoterol fumarate dihydrate    Â

     Turbo Inh. powder x 160/4.5 mcg/dose                                            fl.

27. Fluticasone propionate

     Inhaler susp x 250 mcg/dose -120 doza                                            fl.

28. Salmeterol xinafoate + Fluticasone propionate

     DISCUS Inh. x (50 mcg + 250 mcg)/unit dose                                    fl.

29. Salmeterol xinafoate + Fluticasone Propionat

     DISCUS Inh. x (50 mcg + 100 mcg)/ unit dose                                   fl.

30. Salmeterol xinafoate + Fluticasone propionate

     DISCUS Inh. x (50 mcg + 500 mcg) /unit dose                                   fl.

31. Deferriprone 500 mg                                                             tabl.

KOMENTE