English

Kejsi Tola çon Shqipërinë në finalen e Festivalit Evropian 2009

Moskë, 15 maj, NOA - Shqipëria arriti të renditej e pesta në radhën e vendeve finaliste të cilat do të garojnë nesër mbrëma në kryeqytetin rus për çmimin e madh të Festivalit Evropian 2009.

Ishte Kejsi Tola me këngën "Carry me in your dreams", e cila arriti ta kualifikojë Shqipërinë, pse jo, ta fusë në ethet e garës edhe për titullin e madh të finalistit të parë.

Shqipëria konkuroi në gjysmëfinalen e dytë me me 18 shtete të tjera, si Azerbajxhani, Kroacia, Qipro, Danimarka, Estonia, Greqia, Hungaria, Irlanda, Lituania, Moldavia, Norvegjia, Polonia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia dhe Ukraina etj Kënga "Carry me in your dreams" mban tekstin e Agim Doçit dhe muzikën e kompozuar nga Edmond Zhulalit, e shoqëruar me një koreografi skenike me tre valltarë dhe dy këngëtarë të tjerë.

Këngëtarja e kësaj kënge, Kejsi Tola, është në të njëjtën kohë edhe këngëtarja më e re e Festivalit Evropian, ajo ka një moshë vetëm 16 vjeçare.

Vende të tjera që kanë të drejtë të paraqiten në finalen e "Eurosong 2009" janë edhe Rusia, Franca, Gjermania, Britani, Spanja etj.

Shqipëria arriti të kryesojë garën edhe krahasuar me vendet e rajonit, të cilat u skualifikuan gjatë gjysmëfinales si Maqedonia etj.

n.e/NOA

KOMENTE