English

Konferenca e Ambasadorëve të Londrës (1913), pse është e paligjshme ndërkombëtarisht

"U krijua një Shqipëri. Jo. Mos e besoni këtë, Zonja e zotërinj. E vërteta është që më 1913 u nda Shqipëria më dysh; njëra pjesë për t'i shërbyer si gjah imperializmit qesharak serbo-grek dhe tjetra, e quajtur e pavarur, në mënyrë mistifikuese, për të qenë një casus-belli për një luftë të ardhshme, botërore ose të pjesshme"

Nga Profesor Bedri Pejani

Kombi shqiptar e ka luftuar gjithmonë pushtimin dhe kolonializmin, duke arritur në pikën e shpalljes së pavarësisë së vet, më 28 nëntor 1912, në një shtet të vetëm etnik kombëtar i gjithë trojeve shqiptarëve. Delegatët të ardhur kështu në Vlorë prej tërë hapësirës kombëtare shqiptare kanë ushtruar kështu të drejtën e vetëvendosjes së kombit shqiptar. Kurse sulmet e sllavo-grekëve mbi trojet shqiptare ishin legjitimuar vetëm përmes "të drejtës së okupimit", "të drejtës së aneksimit të një territori të huaj, për qëllime ekspansioniste koloniale, për mbushjen e planit pansllavist "Nacertanije", i hartuar nga ministri i jashtëm serb Ilija Garashnini, sipas "Këshillave për Serbinë" të ministrit të jashtëm të Rusisë, çekut Adam Cartojski dhe agjentit të tij në Beograd.

Për hir të interesave të "diplomacisë së bërllogjeve", Fuqitë të Mëdha të "Koncertit Evropian" nuk kanë marrë në konsideratë vendimet mbarëkombëtare shqiptare, trojet shqiptare i kanë ndarë në copa-copa: Kosova e dhanë Serbisë, Çamëria - Greqisë, sipas të "drejtës së kompromisit".

Arsyjet e kësaj padrejtësie të madhe e bëri të ditur ministri i jashtëm anglez, Edward Grey, i cili duke folur për caktimin e kufive të Shqipërisë nga Konferenca e Londrës, deklaronte më 12 gusht në Dhomën e Komunave:

"Unë e di farë mirë se kur gjithçka do të bëhet të njohur, kjo (zgjidhje) në shumë pika do të japë shkas për kritika të mëdha, nga kushdo që e njeh vendin dhe që e gjykon çështjen nga një pikëpamje e ngushtë lokale. Duhet të mos harrohet se gjatë përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje të tillë, qëllimi kryesor ka qenë që të ruhej marrëveshja ndërmjet vetë Fuqive të Mëdha dhe, në qoftë se vendimi për Shqipërinë e ka siguruar këtë, atëherë ai e ka bërë punën më të rëndësishme në të mirë të paqes së Evropës". Jo vetëm se kjo marrëveshje nuk do të ndodhtë kurrë, sepse më pak se një vjet do te shpërthente luftën e parë botërore, por "vendimi i gjerë objektiv" i Londrës krijoi BALLKANIN FUÇI BARUTI.

Në Londër u përballën projektet kolonialiste serbo-greke me projektin etnik kombëtar shqiptar. Projekti kolonialist serb u mbështet nga Rusia, projekti etnik kombëtar shqiptar u mbështet nga Austro-Hungaria. Nga gërshetimi i së drejtës së okupimit me të drejtën e kompromisit lindi "foshnja" në paterica, Shqipërinë e sotme administrative, e cila nuk ka asnjë forcë të eci vet as politikisht, as ekonomikisht.

"U krijua një Shqipëri. Jo. Mos e besoni këtë, Zonja e zotërinj. E vërteta është që më 1913 u nda Shqipëria më dysh; njëra pjesë për t'i shërbyer si gjah imperializmit qesharak serbo-grek dhe tjetra, e quajtur e pavarur, në mënyrë mistifikuese, për të qenë një casus-belli për një luftë të ardhshme, botërore ose të pjesshme.", thoshte Bedri Pejani në emër të "shqiptarëve irredentë", më 1921, në Gjenevë.

 Duke marrë parasysh se Konferenca e Londrës u ndërtua mbi shkeljen e së drejtës së vetëvendosjes së popullit shqiptar, e ushtruar nëpërmjet Kuvendit Kombëtar, ajo është e paligjshme ndërkombëtarisht dhe duhet të shpallet të tillë nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, përkatësisht Komitetit dhe Dekolonizimit, sepse çështja shqiptare është koloniale, nëse mendojmë se pas pushtimit të trojeve shqiptare, pushtuesit dhe kolonizatorët sllavë e kanë zbatuar plane të vazhdueshme të dëbimit të shqiptarëve nga trojet e veta dhe të kolonizimit me popullatë sllave, përkatësisht greke, të këtyre trojeve.

Për të shuar një herë e përgjithmonë çështjen koloniale shqiptare, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së duhet të shpallë një konferencë Londër 2, ku të shqyrtohen vendimet e mëparshme antishqiptare, duke shpallur ribashkimin e Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, Iliridës (trojet shqiptare nën IRJM), Preshevës - Bujanocit dhe trojeve shqiptare nën Malin e Zi në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar - Shqipëria Natyrale. Kjo konferencë Londër 2 do të zbatojë të drejtën e vetëvendosjes së kombit shqiptar, e ushtruar në Vlorë, më 1912.

Përgatitur nga Vera Dushi

Materiali i përket muajit Shtator 1921

KOMENTE