English

Kuvendi mblidhet jashtë radhe, do të miratojë sot ministrin e ri të Punës dhe disa ligje të mbetura

Tiranë, 15 maj, NOA - Zyrtarisht punimet e tij u mbylllën ditën e hënë, por sot parlamenti do të mblidhet edhe njëherë sor në mbrëmje për të miratuar emrin e ministrit të ri të Punës dhe Çështjeve Sociale, Viktor Gumi, si edhe një sërë projektligjesh, të cilat mbetën të pakaluara gjatë seancës së fundit.

Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime pranë Kuvendit, të cilat sqarojnë sesi një nga ligjet e rëndësishme të cilat pritet të kalojnë në seancën plenare jashtë radhës, është edhe ai "Për Gjykatën Administrative".

Për këtë të fundit, apeloi dje edhe vetë kreu i shtetit, Bamir Topi, gjatë një mbledhje të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku edhe ngriti zërin që ky institucion të nisë sa më parë nga puna dhe funksionimi i tij, në emër të realizimit të reformës në drejtësië.

Sai përket emrit të ri të ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Viktor Gumi, ai u zgjodh nga kryeministri Berisha, pas largimit nga detyra të ish-ministrit Anastas Duro, për shkak të ndasive në PBDNJ lidhur me përkatësinë në koalicionin e majtë zgjedhor.

Presidenti Bamir Topi nga ana e tij e ka dekretuar menjëherë brenda ditës propozimin e kryeministrit për emërimin e Viktor Gumit, në këtë post, akt ky i cili çoi menjëherë dekretin për t'u votuar në parlament.

n.e/NOA

Â

KOMENTE