Tiranë, 15 maj NOA - Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, priti sot, ish-kryeministrin e Polonisë, senatorin Wlodzimierz Cimoszewicz.
Ministri Basha vlerësoi marrëdhëniet midis dy vendeve, të cilat janë reflektuar edhe në mbështetjen që Polonia i ka dhënë Shqipërisë në proceset e anëtarësimit në NATO dhe atë të integrimit evropian.
Me tej ai vuri në dukje ndryshimet e mëdha që Shqipëria ka bërë duke realizuar një sërë reformash të rëndësishme që përbëjnë një bazë të mirë për zhvillimin, në të ardhmen.
Senatori Cimoszewicz shprehu kënaqësinë e tij për këtë vizitë në Shqipëri, dhe vlerësoi ndryshimet rrënjësore pozitive të kohëve të fundit.
Më tej Cimoszewicz foli mbi kandidimin e tij nga Qeveria e Polonisë, për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të KE-së dhe vizionin e tij reformues rreth këtij institucioni dhe institucioneve të tjera të Bashkimit Evropian. Â
k.k/NOA