Elbasan, 15 maj/NOA - Një grua 35 vjeçare është denoncuar nga familja e saj si e zhdukur, në rrethana të mistershme, në qytetin e Elbasanit.
Burime zyrtare nga policia e Elbasanit, thanë për agjencinë e lajmeve NOA se Lulieta Ruda, 35 vjeçe, lindur e banuese në fshatin Shushicë të komunës me të njëjtin emër,
është zhdukur në qytetin Elbasan, pak orë pasi kishte shkuar atje me bashkëshortin dhe fëmijën e tyre të mitur.
Burri i 35-vjeçares, i tha policisë se zhdukja e saj ndodhi paraditen e së Enjtes në qendër të Elbasanit, te rruga përballë bashkisë së qytetit.
Policia tha se dyshon shumë për një zhdukje me dëshirë të 35 vjeçares, por rrethanat dhe shkaqet mbeten ende të paqarta.
e.l/NOA