Tiranë, 15 maj NOA - Zhvillohet një orë më vonese Konferenca e Kryetarëve, e thirrur nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, opozita bojkotoi seancën.
Gjatë konferencës, kryeministri Sali berisha akuzoi kreun e PS-së dhe njëkohësisht kryetarin e Bashkisë Edi Rama se po mban peng opozitën duke mos e lejuar të marrë pjesë në seancën parlamentare për të miratuar ligjin për gjykatën administrative.
"Në rast se pala tjetër, ose në rast se LSI-ja apo forcat politike vendosin t'i bashkojnë votat me ne, të bëjmë 84 vota dhe ta votojmë këtë ligj si detyrim dhe respekt ndaj vendit dhe zhvillimit të tij. Sepse biznesi ka nevojë të domosdoshme për këtë ligj"- tha Berisha. Pas votimit elektronik, kuvendi ka miratuar dekretet e presidentit të Republikës, Bamir Topi, atë të shkarkimit nga detyra të ish-ministrit të Punës, Anastas Duro dhe emërimin në vend të tij të ministrit të ri, Viktor Gumi. Me 73 vota pro, ky dekret u miratua.
Ndërkohë që Topalli deklaroi se nuk do të ketë një seancë të dytë pasi më parë u ishte bërë thirrje deputetëve të Partisë Socialiste dhe ata nuk erdhën.
k.k/NOA