Tiranë, 15 maj, NOA - Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka bërë me dijeni se zonat periferike rreth Kinostudios në kryeqytet, do të përfshihen sot nga ndërprerjet e energjisë elektrike.
Ky institucion ka komunikuar se më të prekura nga një dukuri e tillë do të jenë zonat e Qesarakës dhe Kinostudios, të cilat do të kenë mungesë të energjisë elektrike, në orarin 09.00 deri në 15.00.
Arsye për këtë remonti i kryer në nënstacionin e Kinostudios, prej 35 kv, i linjës Tiranë-Kinostudio që nga ora 09.00 deri në orën 15.00.
n.e/NOA