English

Pollo: Librat shkollorë, Rama propozon modelin bashkiak e Eftim-Ndërtimit

Tiranë, 15 maj, NOA - Zëvendëskryeministri Genc Pollo ka reaguar sot lidhur me deklaratat e fundit të bëra nga kreu i opozitës, Edi Rama, për premtimin e kompensimit të familjeve për librat shkollorë të fëmijëve të tyre.

Pas një takimi me mësues dhe nxënës në një shkollë të arsimit bazë 9 vjeçar, numri dy i qeverisë deklaroi se qeveria realisht rimburson të gjithë prindërit për shpenzimet e librit shkollor,veçanërisht ata në nevojë, të cilët do të marrin 100% të shpenzimit.

"Edi Rama propozon të kthehemi në skemën e 8 viteve të shkuara të Partisë Socialiste, kur premtoheshin libra falas për të gjithë dhe të gjithë prindërit i blinin librat shkollorë në tregun e zi me superçmim, ndërsa fondet e subvencionit i merrnin shtypshkronjat me tender", tha ndër të tjera ai.

Më pas, Pollo shtoi se Edi Rama me dy propozimet e vetme konkrete, atë të librit shkollor dhe të akcizës së naftës për bujqësinë, thotë hapur se modelin e tij bashkiak të Ndërtim-Eftimit ai do ta ngrejë në rang republike.

"Kompensimi i librit shkollor është përqendruar në arsimin bazë 9-vjeçar. 100 për qind  kompensohen fëmijët me aftësi të kufizuara, nga ky vit edhe për familjet në nevojë. Që nga viti 2007 kompensimi bëhet kundrejt faturës së shitjes, mënyra që përdoret gjerësisht në Evropë dhe që garanton korrektësi maksimale", tha zv/kryeministri Pollo.

n.e/NOA

KOMENTE