English

Promemorie: Shqiptarët do të votojnë partinë epokale

Nga Azgan Haklaj*

Anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSHÂ

Demokratët i bashkon historia për demokraci e liri, i bashkon dhimbja, gëzimi dhe suksesi.

Historia, demokratët i trajtoj si qeraxhinj edhe pse në arën tonë (kjo arë Shqipëria) por në breza të vendosur për të qëndruar, për të rritur e kultivuar, të shëndoshë bimën e demokracisë.

Lëvizjet demokratike në Shqipëri janë më të kahershme se pluralizmi politik i "90 e Partia Demokratike pasi prijnë kollozët e letrave e të luftërave, prijnë burrat e pavarësisë, prin elita e kombit me nacionalizëm shqiptar e orientuar në kthjelltësi nga bota e qytetëruar.

Është e tepërt të thuhet, si u trajtuan këta prijës e këta kollozë demokratë nga regjimi komunist pasi çdo qytetar shqiptar është i vetëdijshëm për gjymtimin e elitës e të historisë duke prodhuar shpirtra të vuajtura e kanibalë.

Menjëherë pas themelimit të PD-së, në radhët e saj u gjendën familjet fisnike, u gjendën të goditurit nga regjimi komunist, u gjendën të gjithë shqiptarët që aspironin për demokraci, lajmëtarët trembën frikën e afruan paqen edhe me duargjakosurit.

Partia Demokratike më 22 Mars 1992 shqiptarëve u hoqi frikën e rrudhat duke mundësuar epokën e re, ku tashmë vjen besimi e shpresa në vend të zhgënjimit e pabesisë vjen dashuria njerëzore, në vend të urrejtjes.

PD me liderin e saj Prof. Dr Sali Berisha e morën pushtetin kur qytetarëve shqiptarë ju mungonte buka, të frikësuar se do të vdisnin nga uria, u mungonte sapuni, orizi vaji e sheqeri, vetëm besimi në zot e kthimi i sistemit demokratik i forcoi psikologjikisht shqiptarët të mendonin dhe të fillonin një jetë të re.

Shumë shpejt shqiptarët mënjanuan urinë, filluan të lëvizin lirisht drejt zonave urbane, krijuan idetë për ekonominë e tregut duke mundësuar të ardhme për familjen shqiptare e për kombin, madje lobimi ndërkombëtar për kombin ishte nisja e cila e çoi në suksesin e sotshëm të qeverisjes së PD-së.

MARRJA E PUSHTETIT NGA SOCIALISTËT "97

Socialistët shqiptare provuan më së miri origjinën e tyre për marrjen e pushtetit me sloganin më anti-njerëzor "Pa gjak ska fitore" kjo e provuar në vitet "45, "91 e në "97 me komitetet e shpëtimit, bandat e kanibalizmin antinjerëzor. Partia Demokratike, për ti shërbyer kombit, pranon të kalojë në opozitë ndaj një procesi jo demokratik e banditesk duke besuar se shqiptarët shumë shpejt do të bënin ndryshimin nëpërmjet një procesi demokratik duke besuar në virtytet dhe vlerat njerëzore të të gjithë shqiptarëve që menduan për një Shqipëri Evropiane.

Nuk kanë kaluar shumë vite prej "97 ku memoria jo vetëm e demokratëve por dhe e të gjithë shqiptarëve evokon persekutimin, ndjekjen e arrestimin e demokratëve shqiptare. Vetëm pas një viti krimi politik ngriti dorën edhe ndaj simbolit të demokracisë tashmë hero Azem Hajdari, një etapë kjo që sjell urrejtje, presion, terror pa të sosur për demokratët duke kthyer proçeset mbrapsht e imazhi i Shqipërisë për ndërkombëtarët shkon më keqe se para viteve "90, një shtet pa kurrfarë sigurie, me mafie politike dominuese duke hapur probleme serioze, siguri për Evropën e Amerikën.

Fitorja e PD në 2001 ishte e sigurt por futja në skemë e dushkut e manipulimi i proçesit zgjedhor na mohoi akoma ardhjen në pushtet duke krijuar kështu imazhin më të keq për ecurinë demokratike dhe stabilitetin në vend.

Akoma demokratët shqiptarë me liderin e tyre Z. Berisha i përgjigjen antidemokracisë me përgjegjshmëri demokratike e civile, vendosëm qëndresën e informimin e opinionit publik e ndërkombëtar për çfarë po ndodh në Shqipëri.

PAS 8 VITESH PD VJEN NË PUSHTET (KORRIK 2005)

Ndërgjegjësimi i qytetarëve shqiptarë, intelektualët e ardhur për politikat e PD-së, qëndrestarët, dekompozimi i socialistëve, izolimi i Shqipërisë nga ndërkombëtarët e forca e Dr. Berishës finalizuan rikthimin në pushtet të forcës politike më demokratike e më properëndimore.

Shqiptarët i shikojnë vetë me sytë e tyre ndryshimet e mëdha kudo, në administratë, dogana, infrastrukturë, luftën ndaj krimit, trafiqeve, korrupsionit e fenomeneve të liga të një shoqërie.

Shqipëria sot ka rrugë, shkolla me internet, nuk kemi më kriminelë, ka moral në vend të mosbesimit, jemi në NATO me aleatët e lirisë, jemi pranë BE me një imazh tashmë të ndryshuar për qytetarët e ndërkombëtarët, nuk kemi pse mos të themi; jemi krenar se jemi shqiptar kudo në botë.

ME Z. BERISHA FITOJNË SHQIPTARËT

Është e natyrshme për çdo komb të vlerësoj liderin më të besueshëm, ky vlerësim nuk duhet të vijë vetëm nga një krah politik por nga të gjithë qytetarët e vendimit të tyre tu nënshtrohet edhe klasa politike (majtas e djathtas), ky lider është i konsoliduar e i frikësuar pasi ka dhënë rezultat, i vetmi i besueshëm Dr. Berisha për kombin e ndërkombëtarët.

Dr. Berisha, krijoi për shqiptarët ekonominë e tregut, çmontoi mentalitetin komunist, ndërgjegjësoi qytetarinë, çarmatosi bandat duke e lënë Shqipërinë të lirë nga kriminelët, luftoi prostitucionin e drogën, minimizoi krimin familjar, shenjtëroi individin e familjen, anëtarësoi Shqipërinë në NATO-n e lirisë, asocim-stabilizimin e aplikimin me BE e renditi Shqipërinë në disa parametra në vendet e para të botës.

Lobimi i Berishës për Kosovën, arritja e këtij suksesi e bën personalitetin e Tij historik për kombin.

Përse të mos vazhdoj akoma politika e sigurisë për të ardhmen, garanci dhe shpresë për shqiptarët? Do të thotë se z. Berisha do të qeverisë akoma në të mirë të shqiptarëve.

thirrja ime!

Vëllezër demokratë: Të bashkohemi së bashku në vlerat tona, të shkrijmë akujt, stop zemërimit pragmatist, të sigurojmë fitoren e radhës për PD, pasi i shërbejmë kombit shqiptar. Të nderuar socialistë jo politikanë: Hajdeni me ne në rrugën e drejt për integrimin e shpejt të Shqipërisë.

Shënim: Shkrimet e rubrikës "Opinion" nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht qëndrimin redaksional të agjencisë së lajmeve NOA

KOMENTE