English

PS, Blushi në Korçë: Themelore ngritja e një ministrie të veçantë për fshatin

Korçë, 15 maj NOA - Anëtari i Kryesisë së PS-së, Ben Blushi ka qenë sot në fshatin Barç të qarkut të Korçës, ku ka bashkëbiseduar me banorët e këtij fshati.

Blushi theksoi se dokumenti themelor qeverisës i Partisë Socialiste është një instrument që do të ndryshojë të ardhmen e këtij vendi.

Ai gjithashtu quajti si themelore për fshatin ngritjen e një ministrie të veçantë për fshatin, si një dikaster që do t'i japë tjetër zhvillim sektorit të bujqësisë e blegtorisë në vend, produktit bujqësor në veçanti.

Anëtari i PS-së gjatë fjalës së tij ka sulmuar dhe qeverisjen aktuale në premtime të pa mbajtura, por edhe për qeverisjen për interesat e një grupi të ngushtë njerëzish, jo për të gjithë shqiptarët.

"Në këto 4 vjet, Shqipëria, Korça e Barçi, pa dyshim që janë qeverisur shumë keq. Janë qeverisur nga një qeveri e korruptuar, janë qeverisur nga një kryeministër, i cili siç po dalin përditë faktet, është atje, ku është, vetëm për interesa të vetat dhe familjes së vet. Kudo që të shkosh në fshatrat e Korçës, fermerët nuk kanë shitur asgjë nga ajo që kanë mbjellë dhe prodhuar për gati një vit" u shpreh Blushi.

"Vota për Sali Berishën, është vota për 4 vjet të tjera Gërdec. Vota për Sali Berishën në 28 qershor, është një votë kundër familjeve shqiptare, fëmijëve, është votë kundër Shqipërisë" shtoi me tej Ben Blushi.

k.k/NOA

KOMENTE