Tiranë, 15 maj NOA - Zëdhënësja e Kryesisë së PS-së, Mimi Kodheli, ka bërë të ditur sot se ditën e nesërme zhvillohet Konferenca Kombëtare për Programin, më shumë punësim e shkollim.
"Pas një dialogu të gjatë me shqiptarët, pas qindra tryezave me ekspertët më të mirë të huaj e shqiptarë, pas bashkëbisedimeve me grupe të ndryshme interesi, Partia Socialiste ka finalizuar programin e ri për Shqipërinë. Një plan të qartë e konkret për t'i sjellë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndryshimin që duan dhe meritojnë, për të dhënë zgjidhje të vërteta për probleme të vërteta" tha Kodheli.
Ajo shtoi "ditën e nesërme, organizojmë konferencën kombëtare të programit, duke i ofruar shqiptarëve një vizion te ri, ide dhe zgjidhje të reja, një politike të re për ndryshim.
Një program që përqendrohet tek interesat e të gjithëve, jo të disave, që ofron zgjidhje për problemet e shqiptarëve, jo të politikanëve. Një program konkret, që ofron më shumë punësim, më shumë shkollim, një sistem shëndetësor më cilësor, që e nxjerr vendin nga varfëria dhe i ofron këtij vendi shpresë dhe mundësi"
k.k/NOA