Dibër, 15 maj NOA - Dy drejtuesit socialist, Ylli Manjani e Qemal Minxhozi kanë inspektuar sot qendrat e votimit në qarkun Dibër.
"Në kundërshtim me sa ka deklaruar deri tani qeveria, në kundërshtim me çfarë u çohet me sms në celular njerëzve, po vëmë re me keqardhje, që qytetarët e Bulqizës, qytetarët e Matit dhe Dibrës, ende nuk e kanë mundësinë që të marrin kartën me 2 mijë lekë. Zyrat e postës nuk e ofrojnë këtë shërbim për çdo qytetar, dhe ky është një rast që ne jemi këtu për ta denoncuar fuqishëm, sepse po mohohet e drejta e zgjedhësve" deklaroi Manjani.
Sipas tij janë të paktën 40 mijë zgjedhës në qarkun e Dibrës, që nuk u jepet karta me 2 mijë lekë, ndërkohë që në disa komuna.
"Ne jemi këtu për ta denoncuar, për të thënë të vërtetën, për ta kuptuar Sali Berisha që në jemi në çdo qendër pavarësisht qëllimeve të tij të mbrapshta. Jemi këtu për të denoncuar, se të gjithë ata punonjës shteti, që refuzojnë të zbatojnë vendimet e qeverisë së tyre për arsye politike, ne do t'i denoncojmë për ndjekje penale në prokurorinë e rrethit." shtoi më tej Ylli Manjani.
Ndërsa drejtuesi tjetër socialist Qemal Minxhozi u shpreh "pavarësisht problemeve për kartat e identitetit, u bëj thirrje popullit të qarkut të Dibrës, të nxitojnë të marrin kartat. Ata duhet të demonstrojnë dëshirën e tyre, që më 28 qershor, të pajisen me dokumente, në mënyrë që të japin verdiktin e tyre".
k.k/NOA