English

Seanca jashtë radhe e Kuvendit, PS deklaron se nuk do të jetë e pranishme

Tiranë, 15 maj, NOA -Â Deputetët e Partisë Socialiste nuk kanë për të qenë të pranishëm në seancën e sotme plenare, të parashikuar për t'u zhvilluar jashtë radhe nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

Një lajm të tillë e ka konfirmuar kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, sipas së cilës, ishte absurde mënyra sesi deputetët janë lajmëruar për zhvillimin e kësaj seance.

"U njoftuam verbalist për seancën parlamentare, na dërguan mesazh për të marrë pjesë në të dhe kjo është një gjë absurde", ka komunikuar Leskaj për mediat.

Sipas saj, orari i caktuar kur mund të zhvillohen seancat plenare, është ai i së enjtes paradite dhe jo në mbrëmjen e një të premteje, si kjo që është caktuar ditën e sotme. Në fakt, oponenca dhe bojkoti i deputetëve të opozitës, është një dukuri e vënë re shpesh kohët e fundit gjatë seancave plenare.

Kjo ka patur lidhje sidomos me debatin e ngritur për pajisjen me karta identiteti të qytetarëve.

Sipas të dhënave, seanca e sotme plenare do të marrë në shqyrtim emrin e ministrit të ri të Punës dhe Çështjeve Sociale, Viktor Gumi, si edhe një sërë projektligjesh, të cilat mbetën të pakaluara gjatë seancës së fundit.

n.e/NOA

KOMENTE