Zagreb, 15 maj, NOA - Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç deklaroi se Serbia edhe nëse nuk e njeh shtetin e Kosovës duhet të mundësojë komunikimin në mes njerëzve dhe mallrave, që kjo pjesë të funksionojë si edhe pjesët tjera të Evropës.
"Kosova e shpalli pavarësinë, ky është një realitet i ri dhe ne e pranojmë. Serbia nëse nuk donë nuk është patjetër ta pranojë Kosovën, kjo është çështje e Serbisë, por patjetër duhet të mundësojë komunikimin në mes njerëzve dhe kapitalit. Patjetër duhet edhe kjo pjesë të funksionojë si edhe pjesët tjera të Evropës", deklaroi Mesiç në një intervistë.
Ndërkaq, lidhur me kontestin mes Maqedonisë dhe Greqisë, Mesiç ka deklaruar se është e pakuptimtë që një temë historike të ndikojë në marrëdhëniet e tanishme mes këtyre dy shteteve. "Mendojë se kjo çështje nuk do të duhej t'i rëndojë marrëdhëniet e tanishme mes Maqedonisë dhe Greqisë, për faktin se Maqedonia është realitet dhe ky realitet dihet të pranohet", tha presidenti kroat.
NOA-INA