Tiranë, 15 maj NOA - Vrasësit e kampistit në qytetin e Durrësit, rezultojnë të jenë autorë të vjedhjes së një automjeti në kryeqytet.
Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se dje u dokumentua vjedhja e automjetit tip-Ford Fiesta e ndodhur në rrugën "Mihal Grameno" në Tiranë më datë 18 prill 2009.
Sipas policisë autorët e dyshuar të kësaj vjedhjeje janë Amarildo Ranxha, 25-vjeç, Kevin Ranxha, 32-vjeç, dhe Luis Vangjeli, 26-vjeç, të tre banuesa në Elbasan.
Policia sekuestroi në cilësinë Â e provës materiale mjetin e vjedhur.
Mësohet se denoncimi i krye fill pas vjedhjes nga një vajzë e cila kishte në posedim automjetin.
Tre të akuzuarit aktualisht ndodhen në "arrest në burg", për veprën penale të "vjedhjes me armë me pasoja vdekjen" kryer në bashkëpunim, ngjarje kjo e ndodhur në qytetin e Durrësit pak ditë më parë ku mbeti i vrarë një kambist.
k.k/NOA