Peqin, 15 maj/NOA - Një djalë në moshën 15 vjeçare ka gjetur vdekjen mbrëmjen e së Enjtes pasi u qëllua me armë zjarri, në rrethana që po hetohen.
Burime zyrtare nga policia në Peqin, i thanë agjencisë së lajmeve NOA se viktima është Saimir Hyraj, 15 vjeç, lindur e banues në fshatin Drangë, komuna Karinë në rrethin Peqin.
Policia tha se shoqëroi si autor të dyshuar të vrasjes, moshatarin e të ndjerit, Kastriot Dranga.
Nga hetimet paraprake, policia heton në pistën e një vrasjeje aksidentale, por tha se për shkak të procedurës rutinë, po heton në të gjitha pistat e mundshme.
Sipas dëshmisë së të shoqëruarit, Saimiri mbeti i vrarë prej tij, kur arma e zjarrit një çifte, u shkrep duke bërë qitje të padëshiruar, ndërsa ndodheshin në pyllin afër vendbanimit, ku po kullotnin bagëtitë.
a.k/NOA