Shkup, 16 maj, NOA - Eshtë ndarë nga jeta, pas një sëmundje të rëndë, në moshën 61-vjeçare, biznesmeni i njohur Vebi Velija.
Ai ka qenë pronar i Korporatës Rajonale Ballkanike të Industrisë dhe Konsulencës VEVE Group, i rrjetit televiziv ALSAT në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, si edhe themelues dhe president i Institucionit Kulturor "Fondacioni Velija".
Familjarët e tij bëjnë të ditur se ceremonia e varrimit për të ndjerin Velija do të zhvillohet sot në orën 15:00 në fshatin e tij të lindjes, në Gradec të Gostivarit në Maqedoni.
Ai njihet për kontributin e madh që dha në ekonominë e rajonit si edhe në zhvillimin e lirisë, demokracisë dhe bashkëpunimit rajonal në të gjitha sferat në Ballkan. n.e/NOA