Nga Rajmonda Lajthia
Tiranë, 16 maj/NOA - Duke filluar që nga data 1 qershor 2009, të gjithë numrat e llogarive bankare të klientëve, që përdoren për të kryer transferta brenda apo jashtë vendit do të kenë formatin IBAN.
Numri Ndërkombëtare i Llogarisë Bankare është një lloj sistemi i cili shmang gabimet e mundshme në transferta si dhe shërbimi ofrohet brenda një kohe rekord.
Përfaqësuesit e bankave të nivelit të dytë shprehen se pajisja me Kodin IBAN për çdo klientë është e detyrueshme. Ajo ndihmon si bankat edhe klientët.
Por mbi të gjitha, ky sistem ul kostot e transaksioneve. Bankat aplikojnë një pagesë që nis prej 10 eurosh për çdo transfertë që bëhet nga llogaritë bankare që nuk janë pjesë e Kodit IBAN.
Bankat shprehen se pikërisht këto pagesa ekstra do të eliminohen me hyrjen në fuqi të këtij kodi.Â
Aplikimi i këtij sistemi do të kryhet nga cilido që bën një transfertë bankare, por në rastin e Shqipërisë, ky kod do të ndihmonte emigrantët shqiptarë që të sillnin para me një kosto edhe më të ulët.
Kodi IBAN, ose numri ndërkombëtarë i llogarisë bankare aplikohet në 44 shtete. Çdo transfertë që kryhet nga një vend në tjetrin është me kosto minimale pasi vendet janë pjesë e këtij sistemi të përbashkët.
r.k/k.k/NOA