Durrës, 16 maj, NOA -Â Goditjet e forta në kokë në grindje e sipër me dy persona, i kanë shkaktuar një hematomë në tru, e cila e bën të jetë në gjendje të rëndë për jetën.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, i dëmtuari nga kjo ngjarje është Gëzim Dauti, banues në lagjen nr.18 të Durrësit.
Goditjet i janë shkaktuar gjatë një konflikti për motive të dobëta pranë një lokali, ku ai është bërë pre e personave Fatmir Bajrami, Aleksandër Mazniku dhe Mustafa Korra.
Si pasojë e goditjeve të marra, Gëzim Dauti ka mbetur i dëmtuar dhe ka shkuar në Spitalin e Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore.
Pasi është mjekuar, ai edhe pse ka dalë nga spitali, ka ndjerë shqetësime në kokë si pasojë e goditjeve të marra dhe për këtë arsye është shtruar në Spitalin Ushtarak në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.
Policia po bën të ditur ndërkaq, se po punon për kapjen e autorëve të kësaj ngjarje Mustafa Korra dhe Aleksandër Mazniku, ndërsa ka arritur të ndalojë Fatmir Bajramin.
n.e/NOA