Strugë, 16 maj, NOA - Nga Këshilli drejtues i Mbrëmjeve të Poezisë në Strugë (MPS), kanë bërë të ditur se kanë filluar përgatitjet për këtë manifestim ndërkombëtar kulturor-poetik i cili mbahet gjatë muajit gusht.
Këshilli drejtues tashmë ka përpiluar konceptin se si do të zhvillohet manifestimi. Sllave Gjorgo Dimoski, kryetar i Këshillit drejtues të MPS, ka informuar se pritet që sivjet në këtë manifestim të marin pjesë rreth 70 poetë të huaj dhe 50 nga Maqedonia. Nga poetët ndërkombëtarë, tashmë rreth 50 prej tyre e kanë pranuar ftesën dhe pjesëmarrjen në këtë festival poetiko-letrar.
Ministria e kulturës së RM-së, për këtë festival ka ndarë 5 milion denarë, që sipas kryetarit të Këshillit drejtues, Dimoski, nuk mjaftojnë për realizim të plotë. Duke pasë parasysh se ky është manifestim me karakter Republikan dhe finansohet nga buxheti i shtetit, komuna e Strugës nuk ka asnjë detyrim finansiar, por gjithsesi do të ndihmojë edhe në aspektet tjera organizative.
Sivjet, për herë të parë, në kuadër të mbajtjes së festivalit MPS, do të promovohet edhe Liqeni i Ohrit, përmes një realizimi të mbrëmjes "Mbrëmje e poezisë në ujë", me ç'rast do të prezantohej poezia norvegjeze.
Siç është tashmë e ditur, fitues i "Kurorës së Artë" të MPS, është poeti slloven Tomazh Shallamun, ndërsa fitues i çmimit "Urat e Strugës" është poeti Usman Sar-Sarus nga Senegali.
NOA-INA
Â